Kjo është arsyeja e përleshjes mes Lewandowskit dhe Coman

Kjo është arsyeja e përleshjes mes Lewandowskit dhe Coman

Dy futbollistët e Bayern Munchen, Robert Lewandowski dhe Kingsley Coman shkëmbyen disa grushte mes vete në stërvitjen e së enjtes. 

Sipas Bild, dyshja shkëmbeu disa grushte në fytyrë, pasi fillimisht ata u përleshën në mënyrë verbale.

Niklas Sule dhe Jerome Boateng thuhet se ishin mes disa lojtarëve të Bayernit që u përpoqën të ndanin Lewandowskin dhe Coman, të cilët refuzuan të qetësoheshin, përcjell Periskopi.

Sapo u rikthye paqja, menaxheri i Bayernit, Niko Kovac i lejoi të dy të vazhdonin stërvitjen në vend që të ktheheshin në dhomën e zhveshjes, gjë që i habiti lojtarët.

Dhe tani nga lajmet e fundit është zbuluar se pse ka ndodhur kjo përleshje mes yjeve të ‘Bavarezëve.

Derisa po i ushtronin pozicionet në fund të stërvitjes së mëngjesit, Lewandowski i kishte thënë diçka Comanit, që e kishte tërbuar atë. Më pas nisi një fjalosje e nxehtë, para se situata të përshkallëzohej në grushte.

Në orët në vijim pritet një reagim zyrtar nga klubi i Bayern. /Periskopi/

Shpërndaje në: