Kush është shqiptarja e vetme në kabinetin e George Ivanov?
Aktualisht gati se asnjë shqiptar nuk është i punësuar në kabinetin e presidentit të vendit Gjorgje Ivanov, njofton agjencia e lajmeve INA.
Në të gjitha postet e këshilltarëve të lartë të presidentit është përfshirë vetëm një kuadër shqiptarë. Bëhet fjalë për ish-deputeten Flora Kadriu, e cila luan rolin e këshilltares speciale është për politikë të brendshme.
Ndërkaq, asnjë shqiptarë tjetër nuk është i punësuar në kabinetë, duke përfshirë: këshilltarin për politikë të jashtme, për cështje strategjike , juridike dhe kushtetuese.
Poashtu edhe protokolli i presidentit nuk ka të përfshirë asnjë shqiptarë, ose në përgjithësi nëse i shohin statistika, shqiptarët në presidencë nuk janë të punësuar as me 1 për qind. (INA)



