Lë të vjetrën për një më të re: Nedved i jep fund 25 viteve martesë për një 23-vjeçare
Pavel Nedved i ka dhënë fund martesës me bashkëshorten Ivana pas plot 25-vitesh së bashku. Shkak për ndarjen e çiftit është bërë romanca e zv.presidentit të Juventusit me një vajzë 23-vjeçare.
Ajo quhet Luçie Anovçinova teksa është fotografuar nga paparacët para disa ditësh në Londër në praninë 46-vjeçarit çek.

Pavarësisht diferencës së madhe të moshës, mediat rozë raportojnë se Nedved ka marrë vendimin e guximshëm që të ndahet nga bashkëshortja e tij, për të vazhduar lidhjen me Luçien.




