Mjekët i kishin dhënë vetëm 2 vite jetë, ai jetoi 55 vite më shumë duke i dhënë gjithçka njerëzimit
Profesori Stephen Hawking ka vdekur në moshën 76-vjeçare – jetoi më shumë se 50 vite, pasi mjekë e kishin njoftuar se ai do të jetojë vetëm dy vite për shkak se vuante nga një sëmundje vdekjeprurëse.
Shkencëtari i njohur paqësisht në mëngjesin e shtëpisë së tij pushoi përjetësisht, pasi vuante për një kohë të gjatë nga një çrregullim i neuronit motorik.
Fëmijët e tij, Lucy, Robert dhe Tim përmes një deklarate njoftuan: “Ne jemi thellësisht të pikëlluar që babai ynë i dashur vdiq sot. Ai ishte një shkencëtar i madh dhe një njeri i jashtëzakonshëm në të cilën puna e tij do të jetojë për shumë vite.”
Ata gjithashtu thanë se “guximi, këmbëngulja, madhështia dhe humori i tij ka inspiruar shumë njerëz nëpër të gjithë botën.”
Profesor Hawking ishte diagnostikuar me çrregullimin e neuronit motorik në vitin 1963 kur ai ishte 21 vjeç dhe mjekët i kishin thënë që ai mund të jetojë vetëm 2 vite, raporton “DailyMail”, transmeton Periskopi.
Për gjatë 55 viteve ai u bë shkencëtari më i famshëm që prej kohës së Albert Einstenit. Puna e tij njihet që nga eksplorimi i mistereve në hapësirë, koha, vrimat e zeza, pavarësisht se aftësitë e tij komunikuese i përdorte përmes një kompjuteri dhe sintetizuesi të zërit.
Zëvendës kancelari i Universitetit të Kembrixhit, Stephen Toope tha se “Kontributi i tij i jashtëzakonshëm në njohuritë e shkencës, popullarizimin e shkencës dhe matematikën la një trashëgimi të pashlyeshme. Karakteri i tij ishte inspirim për miliona njerëz.”
Libri i tij më i famshëm është “Një histori e shkurtër e kohës” ku ishin shitur më shumë se 10 milionë kopje.
Veprat më të famshme të Hawking përfshinin një model matematikor për Teorinë e Përgjithshme të Relativitetit të Albert Einstenit, natyrën e universit të Bing Bangut dhe vrimave të zeza.
Ai shkroi 15 libra, të gjitha në kohën kur vuante nga çrregullimi i neuronit motorik.
Hawking lindi më 8 janar të vitit 1942 në Oksford të Anglisë.
Kur ai ishte 8 vjeç lëvizi në St. Albans, një qytet 20 milje në veri të kryeqytetit, ku ai më vonë do të reigjistrohej në kolexhin e Universitetit të Oksfordit.
Në vitin 1962, ai u regjistrua në departamentin e Shkencave të Aplikuara të Matematikës dhe Fizikës Teorike në Universitetin e Kembreixhit për të udhëhequr hulumtimet në kosmologji.
Në vitin 1965, ai mbrojti tezën e doktoraturës me temën “Vetitë e Zgjerimit të Universeve” dhe se shpejti do të botonte librin e tij të parë akademik “Struktura e shkallës së madhe të hapësirë-kohë.”
Në moshën 21 vjeçare ai u diagnostikua me sklerozën laterale amiotrofike (ALS), një çrregullim i sistemit nervor që dobëson eshtrat dhe ka ndikim në funksionet fizike.
Për Hawkingin, kërimi ishte pothuajse një kërkim fetar – ai tha se gjetja e një “teorie të gjithçkaje” do të lejonte njerëzimin të “njihte mendjen e zotit.”/Periskopi/




























