Policia jep detajet e para për vdekjen e Adelajdës së Big Brother, ja nga cila sëmundje vuante (Foto)
Policia e Tiranës ka njoftuar se gazetarja Adelajda Xhamani, e cila ndërroi jetë sot në mëngjes në shtëpinë e saj, vuan nga epilepsia.
Njoftimi i policisë: Më datë 29.10.2017, rreth orës 05:10, në rrugën e Thesarit, është gjetur e vdekur në banesën e saj, shtetasia Adelajda Xhamani, 31 vjeç, e cila jetonte vetëm. Nuk ka shenja dhune. Shtetasia e mësipërme vuante nga epilepsia. Pritet vendimi i mjekut ligjor.
Adelajda Xhamani ishte edhe gazetare, ndërsa kohë më parë ka qenë edhe pjesë e Big Brother Albania.
U nda nga kjo botë në moshë fare, vetem 31 vjeçe, ndërsa prej vitesh ishte pjesë e medias dhe botës së televizionit./Periskopi/





