Presheva po zbrazet, bie numri i popullsisë (Video)
Në vitin 2003, atëherë kur edhe u bë regjistrimi i fundit i popullsisë së Preshevës, kjo komunë numëronte 13 mijë e 426 banorë.
Sipas të dhënave, Presheva kishte rritje të popullsisë, por viteve të fundit një gjë e tillë ka ndryshuar.
E për qytetarët e Preshevës, shqetësimi më i madh është se ky vend një ditë do të boshatiset.
E shkaktar për këtë gjendje e konsiderojnë papunësinë.
Ndihmësdrejtori, në shkollën “Ibrahim Kelmendi”, Lulzim Mehmeti, për Tribuna Channel tregon se sa nxënës kanë qenë dhe sa janë momentalisht.
Sipas Mehmetit shkaktar është keqqeverisja e papunësia e kohëve të fundit.
Ndryshe, Lugina e Preshevës administrativisht ishte ndarë nga Kosova në vitin 1945 prej komunistëve jugosllavë në shkëmbim të dy komunave në veri të Kosovës, me Leposaviqin dhe Zubin Potokun.
E një situatë e tillë e shpërnguljeve po përcjell edhe komunat tjera.
Medvegja edhe pse dy herë më e madhe se Presheva, ka popullsi më të vogël se kjo e fundit.



