Tryezë e re pozitë-opozitë para një shtatorit
Një tryezë e re diskutimi mes pozitës dhe opozitës mund të jetë e mundur para 1 shtatorit. Një përpjekje për t’i ulur liderët partiak rreth një tavoline është duke e bërë Naim Rashiti nga Instituti për Politika Ballkanike.
Ai ka konfirmuar për Tribuna Channel përmes telefonit se janë në përpjekje të një organizimi të tillë.
Një tryezë e tillë politike ka për qëllim zhvillimin e një diskutimi racional rreth demarkacionit dhe bashkimit të spektrit politik rreth një çështje për të cilën nevojitet një konsensus i gjerë politik.
Opozitarët kanë deklaruar se nuk janë kundër kësaj iniciative, përkundrazi do të pranonin të uleshin në një diskutim të tillë.



