Varianti i ri i Covidit në Kosovë: Këto janë simptomat, prej ngjyrës së gishtave, e deri te skuqja e lëkurës

Varianti i ri i Covidit në Kosovë: Këto janë simptomat, prej ngjyrës së gishtave, e deri te skuqja e lëkurës

Pas arritjes së analizave nga Gjermania, del se në Kosovë janë të paktën 12 raste të reja me variantin e ri Delta Plus të koronavirusit. Por, cilat janë simptomat e këtij varianti të ri?

Kosova për fat të mirë po shënon një periudhë më të lehtësuar që nga dorëheqja e Arben Vitisë më 1 tetor të këtij viti nga pozicioni i ministrit të Shëndetësisë, por edhe disa ditë më herët në fund të shtatorit.

Sidoqoftë, qytetarët janë brengosur sot sërish kur mësuan se nga 70 mostra të dorëzuara në Gjermani për analiza, 12 sosh ishin konfirmuar me variantin e ri të Covidit të quajtur Delta Plus.

Shumë prej simptomave tashmë janë të njohura, shkruan Periskopi.

Kollitja e thatë, lodhja, apo temperatura e ulët në përgjithësi. Por, edhe simptoma më të rënda si shkurtimi në frymëmarrje, apo dhimbja e barkut.

Sidoqoftë, ka të tjera simptoma si skuqja e lëkurës, ndryshimi në ngjyrën e gishtërinjve të këmbës, fyti me dhimbje, e po ashtu edhe humbja e shijes, diarrea, kokdhimbja etj.

Luten të gjithë ata që kanë këto simptoma të mos dalin jashtë shtëpive të tyre. /Periskopi

Shpërndaje në: