Vuçiq në intervistë te Zona B: Shqiptarët e serbët s’mund të jetojmë vetëm në luftëra

Vuçiq në intervistë te Zona B: Shqiptarët e serbët s’mund të jetojmë vetëm në luftëra

Në një intervistë për televizionin shqiptar Klan Kosova, presidenti serb Aleksandar Vuçiq është duke folur për marrëdhëniet serbo-shqiptare.

Vuçiq, tha se për dallim nga liderët historikë serbë, ai nuk do të kujtohet për luftëra, por për zhvillim ekonomik.

“Do të doja të mbahem mend jo për luftëra, por për ekonominë dhe progres ekonomik”, ka thënë ai, shkruan Periskopi.

Ai tha se shqiptarët e serbët nuk mund të jetojnë vetëm në luftëra.

“Nuk kemi shumë jetëra dhe shqiptarët e serbët nuk mund të jetojnë vetëm në luftëra”, tha Vuçiq.

Ai theksoi po ashtu se marrëdhëniet Shqipëri Serbi janë përmirësuar falë Edi Ramës.

“Shqipëria dhe Serbia kanë marrëdhënie më të mira dhe për këtë është meritor kryeministri Edi Rama”, tha ai. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: