Sveçla s’i përfill ligjet gjermane dhe paralajmërimin e ambasadës, zhvillon fushatë tek mërgata

Sveçla s’i përfill ligjet gjermane dhe paralajmërimin e ambasadës, zhvillon fushatë tek mërgata

Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, njëherësh edhe kandidat për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, s’i ka përfillur fort ligjet gjermane. Ai ka shkuar që të zhvillojë fushatë përpara mërgatës në Gjermani, përkundër që rregullat s’e lejojnë një gjë të tillë.

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka lëshuar dje një njoftim, ku ka paralajmëruar politikanët se aktivitetet e fushatës zgjedhore nga zyrtarët e huaj nuk lejohen tre muaj para se të mbahen zgjedhjet.

Meqenëse kemi diasporë të madhe nga Kosova në Gjermani, dëshirojmë t’u kujtojmë të gjithë kandidatëve se, si rregull, aktivitetet e fushatës zgjedhore nga zyrtarët e huaj në Gjermani nuk lejohen në periudhën më pak se tre muaj para zgjedhjeve. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Megjithatë, ky rregull nuk po i çon fort peshë Lëvizjes Vetëvendosje. Qendra e LVV’së në Gjermani ka njoftuar se përgjatë ditës së djeshme, Xhelal Sveçla, Adnan Rrustemi dhe Luan Aliu kanë mbajtur tubim politik në Püttlingen, pjesën perëndimore të Gjermanisë.

Nga vizita në Püttlingen e kandidatëve për deputet të Lëvizjes: Xhelal Sveçla, Adnan Rrustemi dhe Luan Aliu“, thuhet në njoftimin e kësaj qendre.

Shpërndaje në: