Sylvester Stallone po rikthehet me “Expendables 4” (Foto)
Aktori dhe filmbërësi i famshëm amerikan, Sylvester Stallone ka konfirmuar se po vjen pjesa e katërt e filmit të famshëm “Expendables”, transmeton Periskopi.
Pjesa e parë i filmit “Expendables”, doli në vitin 2010, e dyta në vitin 2012 dhe e treta në vitin 2014. Të trija pjesët janë shkruar dhe drejtuar nga Sylvester Stallone, i cili poashtu ka luajtur rolin e Barney Ross.
Filmi i parë doli në vitin 2010 dhe u realizua nga Stallone, si homazh për filmat aksion të viteve ’80-’90, me një kast aktorësh, yje të asaj periudhe, si Jet Li, Mickey Rourke dhe Dolph Lundgren. Në të dytin u përfshinë Bruce Ëillis, Jean-Claude Van Damme dhe Arnold Schwarzenegger.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Stallone duke publikuar një fotografi të personazhit të cilin ai e interpreton në këtë film. “Barney Ross do të rikthehet përkrah grupit dhe disa anëtarëve të rinj”, ka shkruar Sylvester Stallone. /Periskopi/





