Szunyog ngushëllon qytetarët e Kosovës për tragjedinë në Kroaci

Szunyog ngushëllon qytetarët e Kosovës për tragjedinë në Kroaci

10 persona kanë vdekur dhe 45 janë lënduar pasi një autobus nga Kosova ka dal nga rruga në Kroaci dhe është aksidentuar.

Pas aksidentit shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, i ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimave nga aksidenti me autobus në Kroaci.

Ai ka thënë se lutjet e tij janë me njerëzit e Kosovës.

“Sot është një ditë tragjike për Kosovën pas aksidentit të autobusit në Kroaci. U uroj të lënduarve shërim të shpejtë dhe u shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjeve të viktimave. Lutjet dhe mendimet e mia janë me njerëzit e Kosovës”, ka shkruar ai në Twitter.

Policia kroate ka deklaruar se në orën 6:19 të mëngjesit të sotëm pranoi raportin e aksidentit në autostradën A3 Bregana-Lipovac, në korsinë jugore, afër qytetit Slavonski Brod.

Në deklaratën e Policisë është përshkruar se si autobusi me 67 pasagjerë dhe dy shoferë, doli nga autostrada.

“Gjatë hetimit, në prani të avokatit të shtetit, policia përcaktoi se aksidenti i trafikut ndodhi në atë mënyrë që një shtetas 52-vjeçar i Kosovës po voziste një autobus me dokumente dhe targa regjistrimi të Kosovës në korsinë jugore e A3 Bregana-Arruga nga perëndimi në lindje. Duke arritur në kilometrin e 211 të autostradës, shoferi nuk lëvizi në mes të korsisë së shënuar, por drejtoi automjetin në zonën me bar, dhe më pas autobusi u përmbys në anën e tij. Anëtarët e brigadave të zjarrfikësve dhe ekipet tjera emergjente ndërhynë në vendin e ngjarjes për t’i marrë trupat e të aksidentuarve”, thuhet në deklaratën e policisë.

Shpërndaje në: