Ta çojmë Putinin në Jupiter: Nisma për blerjen e raketës që do ta dëbonte gjakatarin rus nga toka, mbledh miliona dollarë

Ta çojmë Putinin në Jupiter: Nisma për blerjen e raketës që do ta dëbonte gjakatarin rus nga toka, mbledh miliona dollarë

Një kampanjë shumë e suksesshme e mbështetur nga qeveria e Ukrainës për ta dërguar presidentin rus, Vladimir Putin, në sistemin diellor ka mbledhur më shumë se 1.7 milionë euro, shkruan Daily Mail, përcjell Periskopi.

E lansuar nga Ministria e Transformimit Digjital, putina.net po ngacmon pushtimin e ngecur të Vladimir Putin në Ukrainë dhe premton se do ta dërgoj ‘diktatorin e përgjakshëm shumë, shumë larg’.

Përgjithësisht, departamenti i qeverisë po synon mbledhjen e 100 milionë dollarëve dhe donatorët janë të inkurajuar për të dërguar minimumin prej 2.99 dollarë për ‘blerjen e raketës’.

Por, Mykhailo Federov, Zëvendës-kryeministër i Ukrainës, bëri të ditur se në fakt paratë e mbledhura do të shkojnë në drejtim të ushtrisë së Ukrainës dhe drejt restaurimit të qyteteve të vendit pas bombardimeve të Rusisë.

Në ‘Tëitter’, ai shkroi: “Çdokush dëshiron që të vdes Putin. Derisa kjo të ndodh, ne po u japim një mundësi unike ukrainasve dhe të gjithë botës: Ta dërgojmë Putinin në Jupiter”, shkruan ai.

“Dhuroni 2.99 dollarë për një raketë. I gjithë fondi i mbledhur do të drejtohet për restaurimin e infrastrukturës së shkatërruar!”, shtoi ai.

Nëse ndodh që ukrainasit të kenë sukses me planin e tyre, Putin do të përballej me një udhëtim që zgjatë së paku dy vjet kur planetet janë më së afërmi ndaj njëri-tjetrit, përafërsisht 579 milion kilometra larg.

Por kur ata janë në pikën më largët, për një udhëtim të vetëm do të nevojitjej më shumë se gjysma e një dekade.

Ueb-faqja është lansuar në gjuhën angleze, ukrainase dhe ruse.

Ajo synon të arrij 100 milionë qytetarë rreth globit për të ndihmuar ‘dërgimin e Djallit në Jupiter’.

 

Shpërndaje në: