A do ta ftojë Messi në dasmë Ronaldon?
Ylli i Barcelonës është në lidhje me Antonellan që nga viti 2008, me të cilën ka edhe dy fëmijë.
Por këtë lidhje ata kanë vendosur ta kurorëzojë me martesë, shkruan sport.es përcjell lajmi.net.
Ajo që tani ka ngritur interesim të madh, është lista e të ftuarve në dasmën e Messit. Padyshim pyetja e parë që shkon ndërmend është nëse argjentinasi do të ftojë në dasmë rivalin e tij më të madh në fushë, Cristiano Ronaldo.
Sport.es shkruan se ftesa do t’i shkojë Ronaldos, pasi ata kanë raporte të mira si në fushë ashtu edhe jashtë saj.



