‘Ta pres fytin’, si u kërcënua me thikë trajneri i Tiranës
Një ngjarje e rëndë u shënua paraditen e sotme në fushën sportive “Skënder Halili” në Tiranë.
Prindi i një fëmije ka goditur me grushte dhe është munduar të çajë me thikë trajnerin e Tiranës U-17, Migen Memelli.
Autori është identifikuar me inicialet A.Ç.
Ai i ka thënë trajnerit “do të pres fytin”, kjo për shkak të mos aktivizimit në fushën e lojës së djalit të tij.
Memelli ka qenë vetë në polici ku ka dëshmuar për incidentin.



