A do ta thejë Zidane rekordin e madh të Ancelottit?
Nëse “galaktikët” fitojnë edhe sot kundër Sporting Gijonit, Zizou dhe lojtarët e tij barazojnë rekordin e Ancelottit. Carletto arriti që ta mbante Real Madridin pa humbur në sezonin 2013-2014 për 31 ndeshje.
Bilanci i gjatë i italianit dhe Real Madridit të asaj periudhe ishte 26 fitore dhe 5 barazime, ndërkohë që Zidane ka 22 fitore dhe 8 barazime deri më tani/.



