Tahiri fajëson LVV-në për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të reja
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, përmes një konference për media ka thënë se ka ekzistuar mundësia që mos të shkohet në zgjedhje dhe të ketë institucione stabile, por që thekson se këtë e refuzoi Lëvizja Vetëvendosje.
“Ju kemi thirrur me fol për një situatë që askush nuk do të donte ta shihte. Vendi ynë është në prag të zgjedhjeve dhe pyetja është pse po shkon Kosova drejt zgjedhjeve, a ishte pashmangshme apo nuk kishte mundësi që vendi të kishte president dhe institucione stabile? Përgjigjja jonë është e qartë: po, kishte mundësi”, tha ai.
Ai po ashtu përmendi edhe zgjedhjet e 28 dhjetorit.
“Por ata refuzuan nga shumica parlamentare. Siç e dini, LVV në zgjedhjet e 28 dhjetorit i fitoi 51.1 për qind të votave. Qytetarët ia dhanë edhe një mandat për të krijuar institucione dhe ata konstituuan Kuvendin dhe formuan qeverinë më të madhe që Kosova e ka pasur ndonjëherë”, tha Tahiri./Periskopi



