Tahiri i AAK kërkon besimin e qytetarëve të Prishtinës: Kemi qëndruar pas fjalës sonë, me vendime e vepra

Tahiri i AAK kërkon besimin e qytetarëve të Prishtinës: Kemi qëndruar pas fjalës sonë, me vendime e vepra

Kandidati i AAK për deputet në Kuvendin e Kosovës, Besnik Tahiri ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve të Prishtinë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ai tha se kërkon besimin e tyre sepse “jemi faqebardhë dhe ju kemi dal në fjalë”.

Postimi i plotë:

Qeveria e Haradinajt ia dha Prishtinës statusin e Kryeqytetit, duke miratuar Ligjin për Kryeqytetin dhe duke ua kthyer qytetarëve të Prishtinës Pallatin e Rinisë klubeve sportive dhe organizatave artistike.
Sot, kërkoj besimin e qytetarëve të Prishtinës, sepse kemi qëndruar pas fjalës sonë, me vendime e vepra.

Shpërndaje në: