Tahiri i PDK’së: Puna për Mitrovicën është një angazhim për të gjithë
Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, gjatë fushatës së tij për zgedhjet lokale, sot ka vizituar bizneset e këtij qyteti.
Tahiri përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thekësuar rëndësinë e krijmit të kushteve më të mira për ndërmarrësit në këtë qytet.
“Sapo t’i shihni fotografitë mund të mendoni se më është prishur vetura, por te Skenda erdha për të diskutuar sesi mund ta bëjmë qytetin tonë më të mirë për çdo biznes të vogël. Nga autoelektricistët, dyqanet e vogla e deri te shërbimet e ndryshme, puna për Mitrovicën është një angazhim për të gjithë. Gjithmonë për ndërmarrësit. Gjithmonë për Mitrovicën”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:



