Tahiri: Kosova nën sanksione për shkak të Kurtit, krahas Rusisë dhe Bjellorusisë

Tahiri: Kosova nën sanksione për shkak të Kurtit, krahas Rusisë dhe Bjellorusisë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se Kosova është futur në listën e sanksionëve ndërkombëtar, krahas Rusisë së Vladimir Putinit dhe Bjellorusisë së Aleksandër Lukashenkos.

Tahiri përmës një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë Kurti sot shfaq shqetësim për veprimet e Rusisë, vetë e ka vendosur Kosovën në izolim dhe në të njëjtën anë me shtete autoritare.

“Në të gjithë kontinentin evropian sot vetëm tri shtete janë nën sanksione nga BE dhe SHBA:Kosova e qeverisur nga Kurti, Rusia e qeverisur nga Putini, Bjellorusia e qeverisur nga Lukashenko. Megjithatë, kryeministri i izoluar Kurti sot ka filluar të shqetësohet për veprimet e Rusisë, ndërsa Kosovën e ka vendosur vetë në anën e saj.Albin Kurti, që prej dy vitesh e ka mbajtur Kosovën nën sanksione, sot flet për shkeljet e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia”, ka shkruar ai.

Tahiri ia ka kujtuar Kurtit pezullimin e Dialogut Strategjik dhe sanksionet e BE-së

“600 milionë euro të BE-së kanë mbetur të pashfrytëzuara për shkak të sanksioneve. SHBA ka pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën, për shkak të dëmeve që i ka shkaktuar Qeveria Kurti”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: