Tahiri: Me Bedri Hamzën, çmimet do të ulen, bizneset do të rriten dhe qytetarët do të jetojnë më mirë

Tahiri: Me Bedri Hamzën, çmimet do të ulen, bizneset do të rriten dhe qytetarët do të jetojnë më mirë

Kandidati për deputet nga PDK, Abelard Tahiri (nr.110), ka vizituar kompaninë Passable, ku ka prezantuar lehtësitë që programi ekonomik i kandidatit për Kryeministër, Bedri Hamza, parasheh për bizneset dhe qytetarët.

Tahiri theksoi se qeverisja e re do ta kthejë shtetin në mbështetje të sektorit privat dhe jo në barrë për të, duke paraparë pagesën e TVSH-së vetëm pas shitjes së produktit. Sipas tij, tatimet më të ulëta dhe grantet për investime do t’u mundësojnë bizneseve të rriten dhe të hapin vende të reja pune me paga më të mira.

Ai nënvizoi se forcimi i bizneseve do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve, përmes rritjes së pagave dhe uljes së çmimeve. “Kur bizneset ecin përpara, ecën edhe mirëqenia e qytetarëve,” tha Tahiri.

Shpërndaje në: