Tahiri: PDK është e gatshme me shku në zgjedhje
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri ka shprehur qëndrimin e kësaj partie për çështjen e presidentit.
Tahiri tha para mediave se janë të gatshëm edhe të propozojnë një emër nga PDK nëse “është e nevojshme dhe u kërkohet”.
“Dikush që përfaqëson edhe pozitën edhe opozitën, por edhe qytetarët që realisht nuk e votojnë presidentin direkt. Dikush që ka reputacion e integritet vendor dhe ndërkombëtar dhe dikush që ka kontribute e është intelektual, që i bën nder edhe shtetit të Kosovës dhe qytetarëve.
Vazhdojmë me mbet brenda këtyre qëndrimeve, në kuptim të asaj që me diskutu në parim dhe standard se kush do të duhej t’i plotësonte këto atribute për të qenë president i vendit. Ende nuk është faza që kemi folur për emra të përveçëm, nuk kemi fol as dje, s’po flasim as sot, por vullneti i PDK është me kontribu në interes të institucioneve të vendit dhe shoqërisë, por nëse nuk ka me u mujt me u gjet dikush dhe nëse s’ka me pas disponim prej forcës kryesore politike, PDK është e gatshme gjithashtu me shku në zgjedhje”, tha ai



