Tahiri: Trendi i largimit të njerëzve është shqetësues, në vendin tonë duhet të krijojmë shpresë
Kanidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri në emision “Reel Talk me Maxhunin”, i cili transmetohet në Periskopi dhe T7, ka treguar arsyet pse duhet votuar PDK në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
“Nuk ka figurë më kredibile në Kosovë që ta cojë një agjendë ekonomike ku do ta përmirësojë cilësinë e jetës në vendin tonë. Pra ajo që është e rëndësishme sic e thotë zotëri Hamza, rritja e 50% të pagave duhet të ndodh qysh në muajt e parë të mandatit.Në vendin tonë duhet të krijohet shpresë, duhet të rritet mirëqenia dhe standardi i jetës të qytetarëve tanë”, u shpreh ai.
Për më shumë ndiqni intervistën:



