Tahiri viziton disa biznese në Mitrovicë: Do të ofroj mbështetje për çdo ndërmarrje që krijon punësim dhe zhvillim

Tahiri viziton disa biznese në Mitrovicë: Do të ofroj mbështetje për çdo ndërmarrje që krijon punësim dhe zhvillim

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri ka vizituar disa biznese të kësaj komune.

Tahiri ka shkruar se premton që bizneset do t’i mbështet dhe do të ofron “mbështetje të plotë për këto dhe çdo ndërmarrje që krijon punësim dhe zhvillim në qytetin tonë”.

Postimi:

Një vizitë në dy biznese, “Iliria” dhe “Feis Com”, dy emra që përfaqësojnë punën e ndershme dhe zhvillimin ekonomik të Mitrovicës. Gjatë takimeve bisedova me punëtorët dhe pronarët për sfidat me të cilat përballen dhe për nevojat e tyre. Si Kryetar i Mitrovicës, do të ofroj mbështetje të plotë për këto dhe çdo ndërmarrje që krijon punësim dhe zhvillim në qytetin tonë.

Mitrovica punon dhe ne do të jemi gjithmonë pranë atyre që punojnë!

Shpërndaje në: