Takimi Kurti-Hamza, Cakolli: Është pak e ‘çuditshme’ që takimet për çështjen e Presidentit të mbahen në zyrën e kryeministrit

Takimi Kurti-Hamza, Cakolli: Është pak e ‘çuditshme’ që takimet për çështjen e Presidentit të mbahen në zyrën e kryeministrit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot priti në takim Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe deputetin e Kuvendit, Bedri Hamzën, raporton Periskopi.

Për këtë ka reaguar edhe Eugen Cakolli nga KDI.

Cakolli përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka vlerësuar se çështja e presidentit nuk duhet të diskutohet në zyrën e kryeministerit

“Zgjedhja e Presidentit është punë e Kuvendit. Prandaj është pak e ‘çuditshme’ që takimet për këtë temë të mbahen në zyrën e Kryeministrit, sikur të ishte proces i Qeverisë. Takimet për çështjen e Presidentit duhet të zhvillohen mes kryetarëve të partive parlamentare, sepse ky është proces parlamentar dhe kërkon marrëveshje politike mes forcave parlamentare. Rrjedhimisht, nuk bëhet fjalë për raport Kryeministër-opozitë, e aq më pak Kryeministër-deputetë”, ka shkruar ai.

Sipas tij, pikërisht për shkak se kërkohet konsensus i gjerë parlamentar prej 2/3 (të paktën në dy raundet e para), koha tashmë është vendimtare.

“Më së largu deri më 5 mars duhet të arrihet marrëveshje politike dhe të votohet suksesshëm Presidenti; në të kundërtën, hyjmë në një situatë të shkeljes kushtetuese që praktikisht e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja parlamentare”, ka shkruar Cakolli.

Postimi i plotë:

 

Kurti pret në takim Hamzën, flasin për çështjen e presidentit

Shpërndaje në: