Takimi Osmani-Pratipatti s’lidhet me takimet e liderëve partiakë që ka ftuar Presidentja
E ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, ka shkuar në Presidencë për një takim me presidenten Vjosa Osmani.
Takimi i saj vjen pas atij që Osmani pati me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, takim që presidentja e ftoi për krizën në Kuvend.
Megjithatë, shkuarja e Prattipatit në Presidencë nuk lidhet me takimet e liderëve partiakë që ka ftuar Osmani, raporton Gazeta Express, transmeton Periskopi.
Prattipati u pa bashkë me disa zyrtarë të tjerë të ambasadës duke hyrë në Presidencë.
Prattipati hyn në Presidencë, teksa po mbahet takimi Osmani-Kurti



