Takimi i parë më i tmerrshëm i mundshëm: U bllokua në një dritare…

Takimi i parë më i tmerrshëm i mundshëm: U bllokua në një dritare…

Një histori interesante e një vajze e cila nga paniku që e kishte kapur derisa gjendej në një tualet, ka bërë një veprim që nuk i kishte dalë ashtu siç i kishte menduar.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një vajzë e cila pasi kishte takuar 24-vjeçarin Liam Smyth, kishin vendosur që të hanin një darkë bashkë, e më pas edhe të shkonin në shtëpinë e tij.

Por, siç thuhet më tej, derisa ishte në tualet, vajza pasi kishte kryer nevojën, ishte gjendur me një situatë jo të këndshme.

Kjo pasi që e kishte kryer, guaska nuk kishte funksionuar.

E gjendur në siklet dhe panik, ajo kishte vendosur të ndërmerrte një hap tjetër. Mori disa letra tualeti dhe e mbështolli jashtëqitjen, të cilën deshi ta hidhte nga dritarja.

Por, edhe siç thonë: “kur nuk e don, nuk e don”.

Edhe letrat me jashtëqitje ishin ngecur në një hapësirë të ngushtë.

Duke menduar që ta “çonte punën deri në fund”, ajo u fut në hapësirën e ngushtë.

Aty ajo ngeci dhe u desh angazhimi i zjarrfikësve që ta shpëtonin atë. /Telegrafi/

Shpërndaje në: