Takohen Celina dhe Odegaard, gjithçka gati për ndeshjen Norvegji – Kosovës
Kosova U -21 do ta zhvillojë ndeshjen e dytë eliminatore dhe kësja radhe përballet me Norvegjinë.
Ish gazetari Blerim Halimi, tashmë pjesë e FFK-së dhe e stafit të Kosovës U-21 ka publikuar një foto me dy talentët, Bersant Celinën e Mancheaster Cityt dhe Martin Odegaard e Real Madridit.
Kosova ndeshjen e parë e kishte humbur nga Irlanda me rezultat 1-0,
Për këtë ndeshje trajneri Rafet Prekazi ka në skuadër tre yje nga Kosova A, si Bersant Celinën, Adijan Ismajlin e Hajdukut dhe Valmir Sulejmanin e Hannoverit.



