Talenti i Bayern merr vendim: Nëse lëndohem edhe njëherë, do pensionohem!

Talenti i Bayern merr vendim: Nëse lëndohem edhe njëherë, do pensionohem!

Talenti i Bayern Munchen, Kingsley Coman ka pranuar se ai mund të detyrohet të tërhiqet nga futbolli nëse pëson edhe ndonjë lëndim serioz. 

22-vjeçari është një nga më të vlerësuarit në futbollin evropian dhe ka kaluar një sukses të madh tre vjeçar me ‘Bavarezët’, ku fillimisht ishte i huazuar nga Juventusi tek gjigantët gjermanë, përcjell Periskopi.

Coman, i cili shënoi gol vendimtar në barazimin 3 me 3 ndaj Ajax mbrëmë, gjatë sezonit të fundit është përballur me shumë lëndime serioze.

The 22-year-old says he 'will not accept a third operation' and the rehab period that follows

“Ishte një vit shumë i vështirë”, tha Coman këtë javë në një intervistë me TF1.

Unë shpresoj se nuk duhet të rikaloj edhe njëherë  atë që kam kaluar. Mjaft është mjaft. Nuk do të pranoj një operacion të tretë – kjo do të thotë se ndoshta këmbët e mia nuk janë bërë për këtë nivel”.

Unë pastaj do të udhëheq një jetë tjetër, një jetë anonime larg futbollit”, deklaroi asi i Bayern. /Periskopi

 

Shpërndaje në: