Talenti i Realit mundohet ta kopjojë Neymarin, por bëhet për ta qeshur
Fitorja 4:0 e Realit në ndeshjen e parë ndaj Melilla në Kupën e Mbretit, i mundësoi trajnerit Solari që në ndeshjen e sotme të bënte eksperimente në formacion.
Shumë nga yjet e skuadrës sot pushuan, duke i lënë rrugë të lirë talentëve të rinjë – të cilët impresionuan me paraqitjet e tyre në fitoren 6:1 në ‘Santiago Bernabeu’, përcjell Periskopi.
Njëri nga ata që e kishte shansin dhe që ishte edhe lojtari i ndeshjes, Vinicius Junior pati një moment të sikletshëm gjatë ndeshjes.
Ylli brazilian u mundua ta kopjonte Neymarin me stilin e tij të jashtëzakonshëm, por nuk do ta provojë të bëjë ndonjë gjë të tillë më, pasi dështoi në mënyrë qesharake. /Periskopi
Embarrassing https://t.co/IcqhoS84VI
— Best of Football (@BestofFootball8) December 6, 2018



