Talenti kosovar debuton ndaj Dortmundit
Mbrojtësi i krahut të djathtë do ta nisë ndeshjen nga minuta e parë përballë gjigantit gjerman Borussia Dortmund.
Hadergjonaj pas transferimit nëIngolstadt kishte disa probleme me lëndime dhe si duket tani i ka lënë anash ato, përcjell Telegrafi.
Djaloshi nga Deçani iu bashkua skuadrës gjermane në afatinkalimtar të verës nga gjiganti zviceran Young Boys Bern.
Hadergjonaj deri më tani ka qenë pjesë e Zvicrës U21, ndërsa mund ta veshë fanellën e Kosovës.



