Talenti kosovar që po shkëlqen në Gjermani
Deri më tash ofertat zyrtare që kanë arritur në adresën e futbollistit janë nga klubet si 1860 Munchen edhe Ingolstadt
Miridon Rexhepi rrjedh nga Akademia bavareze dhe aktualisht luan për FC Deisenhofen dhe garon në Landesliga – Bayern me statistika mahnitëse duke u bazuar në konkurrencën e madhe në Gjermani futbollisti deri më tani ka 66 paraqitje dhe ka shënuar 44 gola.
Në sezonin e kaluar ishte top golashënuesi i ligës me 25 gola në total.
Kohë më parë, Kombëtarja Gjermane U21 ka shprehur interesim të ketë shërbimet e tij sipas gazetës prestigjioze sportive ‘Sportbild’. Mirëpo me pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA si duket futbollisti e ka lënë të hapur çështjen e Përfaqësueses.



