Talenti i madh 18 vjeçar e dëshiron vetëm Real Madridin (Foto)
Kylian Mbappe i ka thënë Monacos se dëshiron të largohet vetëm në drejtim të Real Madridit, raportojnë mediat në Spanjë.
Mbappe ka qenë i lidhur me një numër skuadrash të mëdha evropiane, si Arsenali dhe Liverpooli, por francezit po i rrah zemra për klubin madrilen, raporton Marca, transmeton Periskopi.
Sulmuesi 18 vjeçar shënoi 26 gola në të gjitha kompeticionet gjatë sezonit që sapo përfundoi.




