Talenti nga Kosova koshashënuesi më i mirë në Europë
Ai ka përfunduar si lider në shënimin e pikëve për ndeshjet e luajtura në fundjavë, kudo nëpër Evropë. Maxhuni, 18-vjeçar, është shpallur si koshashënuesi më i mirë i ligave evropiane nga sajti “Eurobasket.com” të hënën, falë paraqitjes së fundit te skuadra e tij, HBA-Marsky.
Ai në ndeshjen e fundit kampionale kundër Porvoon Tarm që u zhvillua të dielën, udhëhoqi ekipin drejt fitores me 43 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime.



