Talenti që luan në Gjermani i pakënaqur që nuk po aktivizohet te Kosova (Foto)

Talenti që luan në Gjermani i pakënaqur që nuk po aktivizohet te Kosova (Foto)

Ai është ftuar për të gjitha ndeshjet eliminatore, por nuk është aktivizuar në asnjë. Më herët edhe sulmuesi Albert Bunjaku shprehu pakënaqësinë, duke refuzuar të grumbullohet për ndeshjen me Turqinë.

Kundër Turqisë mungoi edhe Bersant Celina, që sipas zyrtarëve të Federatës, kishte marrë leje për t’i kryer disa punë personale. Por, këtë shumëkush e përktheu si pakënaqësi të tij për humbjen e vendit në përbërjen bazë. Seleksionuesi Albert Bunjaki nuk sheh arsye për shqetësim.

Mesfushori i Union Berlinit, Eroll Zejnullahu, ka pak gjasa t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës për ndeshjen eliminatore të Botërorit “Rusia 2018” kundër Islandës, që zhvillohet në muajin mars, në Shkodër. Natyrisht nëse ftohet nga seleksionuesi Albert Bunjaki.

Zejnullahu, 22-vjeçar, të enjten për mediumet gjermane ka thënë se qëndrimi në stol te Kosova po i kushton me mosaktivizim edhe tek Union Berlini, ekip që bën gara në Bundesligën 2.

zejnullahu

Shpërndaje në: