Talenti i ri italian afër klubit të madh nga Serie A

Talenti i ri italian afër klubit të madh nga Serie A

Domenico Berardi pritet të vishet me fanellën zikaltër nga sezoni i ardhshëm.

Interi vazhdon të përforcohet me futbollistë italianë. Pas Roberto Gagliardinit, zikaltrit kanë arritur marrëveshje edhe me një talent tjetër. Bëhet fjalë për Domenico Berardin i cili pritet të transferohet në Milano pas përfundimit të sezonit.

Sipas Corriere dello Sport, Interi do t’i paguajë Sassuolos 40 milionë euro për 22-vjeçarin si dhe në këtë transfero do të përfshihet edhe Gianluca Carpari i cili është i huazuar te Pescara, përcjell ksp.

Për Berardin është interesuar edhe Juventusi, por dëshira e lojtarit ka qenë të transferohet tek Interi.

 

Shpërndaje në: