Talenti shqiptar transferohet në Serie A

Talenti shqiptar transferohet në Serie A

Marrëveshja mes palëve ishte arritur që në muajin shtator të vitit të kaluar, ndërsa ditën e sotme sulmuesi ka zyrtarizuar kalimin te skuadra e Serie A.

Lojtari shqiptar ka lindur në Itali, por në vitin 2010 ishte zhvendosur së bashku me familjen në Australi, ku ishte bërë pjesë e akademisë së Eastum United, ndërsa tashmë ai është rikthyer në futbollin evropian.

Franz Pjetri është grumbulluar më parë edhe nga kombëtarja shqiptare e 17-vjeçarëve, duke zhvilluar edhe tre ndeshje.

Shpërndaje në: