Tallet keq anëtari i PDK-së: Më është ofruar posti i kryeministrit por dua zgjedhje
Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Armend Ibrahimi, që kishte aderuar në këtë parti nga Lidhja Demokratike [LDK] para disa vitesh, ka bërë një status tallës në Facebook pas dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj.
Haradinaj sot mori ftesë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë në cilësinë e të dyshuarit.
Ibrahimi ka deklaruar se i është ofruar posti i kryeministrit për të rikombinuar forcat aktuale politike në vend. Ai e vazhdon talljen duke thënë se e ka refuzuar atë sepse beson që kryeministri i ardhshëm duhet të dalë nga zgjedhjet.
Ai i ka pyetur komentuesit se çka mendojnë për një gjë të tillë.
Ky është statusi i plotë i tij në Facebook:
Te dashur qytetare te Republikes se Kosoves
Me eshte ofru posti i Kryeministrit me nje rikombinim te forcave aktuale politike ne vend. E kam refuzuar sepse besoj se Kryeministri i ardhshem duhet te vije nga zgjedhjet e reja dhe jo nga nje menyre apo rruge tjeter.
Shqetesimin e kam se ka te atille qe duan qe te behen Kryeminister pa shkuar ne zgjedhje.
I mirepres mendimet tuaja




