Tallja e radhës, Putin këshillon Thaçin se si ta përdor helmin kundër Albin Kurtit

Tallja e radhës, Putin këshillon Thaçin se si ta përdor helmin kundër Albin Kurtit

Gjatë tërë ditës së djeshme në rrjete sociale janë publikuar fotografi të ndryshme të montuara të takimit të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi me presidentin rus, Vladimir Putin.

Fotografisë tallëse u publikuan për shkak të peshës së takimit, meqenëse ishte ky takimi i parë ndërmjet një presidenti të Rusisë dhe presidentit të Kosovës.

Sot, ironinë e vazhdoi deputeti i Vetëvendosjes Xhelal Sveçla, i cili sot tha se Thaçi është dashur të kontrollohet në aeroport nga KFOR-i e Policia e Kosovës se mos ka marrë nga Putini ndonjë helm nervor për të helmuar opozitarët e Vetëvendosjes dhe gazetarët kritikë, shkruan Periskopi.

Sveçla me këtë reagim u ka hapur rrugën talljeve të reja lidhur me ngjarjen.

Në Facebook haset një fotografi montazhë nga takimi Thaçi-Putin, ku ky i fundit paraqitet duke e këshilluar Thaçin se si ta përdor helmin kundër kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.

“Veç pak ia qet Albinit… në çaj”, është thënë në mbishkrimin e fotografisë që paraqiten si këshillë e Putinit. /Periskopi/

Shpërndaje në: