Tani në “luftë” me të, por shikoni çfarë kishte thënë De Biasi për Xhakën para dy vitesh
“Për Xhakën mund të them se ai është një “xhol” që luan në mbrojtje dhe mesfushë, pra mund të mbulojë pa problem disa role. Atë mund ta përdorësh në të djathtë dhe në të majtë të mbrojtës po ashtu edhe në qendër, raporton Albeu.
Ai është si një motor që nuk pushon kurrë së punuari. Xhaka është një pikë e fortë, si në Kombëtare ashtu edhe te Bazeli. Ai është plotësisht gati që të luajë në Serie A, pasi loja dhe fiziku i tij mund të bëhen shumë të rëndësishme për Fiorentinën apo për ndonjë skuadër tjetër italiane”, deklaronte De Biasi.
Tashmë marrëdhënia mes tyre ka ndryshuar shumë që pas hedhjes së shishes ndaj Zvicrës në Europian nga mesfushori. U përsëritën dhe ndaj Italisë ku Xhaka është larguar pasi u la në stol.



