Taravari e padit për shpifje ish-partnerin e koaliciont në VLEN, Izet Mexhitin

Taravari e padit për shpifje ish-partnerin e koaliciont në VLEN, Izet Mexhitin

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari dje ngriti një padi për shpifje përmes avokatit të tij në Gjykatën Themelore Shkupi 2 kundër kryetarit të Komunës së Çairit dhe njërit prej drejtuesve të VLEN, Izet Mexhiti.

Padia vjen pas deklaratave të Mexhitit të bëra në një paraqitje televizive ku ai pretendoi se gjatë mandatit të tij si ministër, Taravari lëshoi shtatë licenca për fabrikat e përpunimit të kanabisit.

Sipas deklaratës, para ngritjes së padisë, ishte dhënë një afat ligjor për një kërkim falje publike, të cilin Mexhiti nuk e shfrytëzoi. Taravari i mohon kategorikisht këto akuza, duke i përshkruar ato si të pavërteta dhe shpifëse. Ai më parë paralajmëroi se do të merrte masa ligjore nëse nuk do të kishte kërkim falje publike për deklaratat e bëra.

Me ngritjen e padisë në Gjykatën Themelore Shkupi 2, pritet që rasti të marrë rrjedhë institucionale. Kohët e fundit, Mexhiti, duke folur për akuzat nga Taravari në lidhje me rastin e kompanisë “Gjoka Konstruktion”, e cila duhej të menaxhonte parkingun e Qendrës Klinike në Shkup, vijoi aksionin që u krye në periudhën e kaluar, në të cilin u sekuestruan mbi 40 ton marihuanë në disa lokacione në të gjithë vendin./Telegrafi/

Shpërndaje në: