Tare shpërthen ndaj tifozëve kuqezi
Legjenda e Kombëtares shqiptare, Igli Tare ka komentuar incidentin e tifozëve të Kombëtares në ndeshjen e fundit ndaj Italisë.
Ai tha se një sjellje e tillë është kthim mbrapa në kohë, e dënueshme dhe e turpshme.
“A u ndjeva keq për incidentin e tifozëve? Po, shumë. Ishte një gjest i dënueshëm. I turpshëm. Shqiptarët me punë dhe me sakrifica po përpiqen që jo vetëm të ndërtojnë jetën e tyre jashtë Shqipërisë, por të përcjellin edhe mesazhin se vendi ynë po ndryshon dhe po përmirësohet. Mirëpo, ai incident për fat të keq nuk bëri gjë tjetër veçse cenoi imazhin e Shqipërisë dhe na kthen disa vite pas. U ndjeva keq dhe shumë i zhgënjyer nga sjellja e atyre tifozëve që shkaktuan edhe ndërprerjen e ndeshjes”, tha Tare gjatë një interviste për Panorama Sport.



