Tashmë është zyrtare: Prandelli në Valencia
Pas 4 humbjeve të para, Valencia shkarkoi Ayesteran dhe skuadra drejtohej nga zëvendësit e tij që prej datës 20 Shtator. Kthesa ishte e menjëhershme pasi në dy sfidat e fundit, Valencia arriti të grumbullonte 6 pikë dhe tashmë Prandelli nuk do të punojë me presionin e klasifikimit pasi Valencia është shkëputur nga fundi i klasifikimit.
Trajneri toskan do të prezantohet të Hënën. Ai ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2018. Pika rreth së cilës diskutimet me presidencën zgjatën ishte pikërisht kohëzgjatja e kontratës pasi Lim kërkonte firmën deri në vitin 2017 por trajneri italian nuk e pranoi një gjë të tillë. Prandelli rikthehet në drejtimin e një skuadre dy vjet pas eksperiencës zhgënjyese me Galatasaray. Ai është trajneri i dytë italian që ulet në stolin e Valencias pas Claudio Ranierit që e drejtoi ekipin në vitet 97 dhe 2004 duke fituar Kupën Intertoto dhe Superkupën e Europës./supersport/



