Tasholli: Gjenerata e rrencave serialë, rreni pa kanar qytetarët – Me rëndësi hutimi dhe pushteti

Tasholli: Gjenerata e rrencave serialë, rreni pa kanar qytetarët – Me rëndësi hutimi dhe pushteti

Analisti politik, Ismail Tasholli ka reaguar ashpër rreth bllokimit të institucioneve të vendit. Edhe pas takimit të partive politke për zgjidhjen e ngërcit politik, nuk pati reflektim për konstituimin e kuvendit, ku sot për herë të 39-të, deputetët dështuan për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit.

Tasholli, përmes një analize psikologjike, ka tha se akterët politikë janë ”gjeneratë e rrencave serialë”.

Postimi i plotë:

Refuzimi i realitetit – Gjenerata e rrencave serialë

Në rrafshin psikologjik, Kierkegard e thotë që gjendja kur njeri nuk don me qenë ai që është – e mohon vetën reale – vjen si tendencë për m’u fsheh pas iluzioneve e për m’i zbutë dhimtat. Ai beson që shumë njerëz e shpikin ni vetvete fake, veç për mos me pa realitetin: mos me taku as vdekjen, as fajin, as përgjegjësinë.

Në rrafshin politik, Arendt tregon që individë si Eichmann nuk ishin dreqën, po njerëz që refuzunë me mendu për realitetin, për çka po bënin (Auschwitz’in). Jetun në ni botë ku urdhni e zavendëson ndërgjegjen. Domethanë, dembelia për me mendu e maron banalitetin e së keqes…

Dhe rrafshi etik i nihilizmit: ku Niçe heq edhe pikën e fundit të sigurisë n’referim…

Po get, me e mohu realitetin s’është pshtimi, është fillimi i ramjes “shpirtërore” ose politike.

Përgjegjësia shpërbahet: nëse gjithçka mohohet a relativizohet, askush s’e ndjen ma barrën për me vepru ndershëm.

Qyky është standardi i ri radikal që e ka pru  ky pushtet, “gjenerata e re” në politikë:

kollajllaku i rrenës monumentale në vazhdimësi, si zavendësim i mungesave në rezultate.

Mohësa realitetesh.

Punë e madhe që flliqet diskursi, rreni pa kanar qytetarët. Me rëndësi HUTIMI dhe PUSHTETI.

Shpërndaje në: