Tasholli: Gjykata Speciale po e sulmon Kosovën nder brez, më 17 shkurt qytetaria ua jep përgjigjen
Ismail Tasholli, njeri nga themeluesit e platformës Liria ka emër, ka reaguar pasi Gjykata Speciale ka se ka mbajtur ligjërata me nxënës në Kosovë.
Ai ka bërë me dije se Gjykata Speciale po e sulmon Kosovën nder brez.
Në profilin e tij në “Facebook”, Tasholli ka shkruar se kjo gjykatë do të marrë një përgjigje më 17 shkurt nga qytetarët e Kosovës.
“Gjykata Speciale po e sulmon Kosovën nër brez. A guxoni k’shtu në vendet e ju’ja prej kah vini???? Tash ka mbetë veç edhe ni hap ‘logjik’, të vendoset fotografia e Millosheviçit nëpër shkolla ‘për edukim historik’ dhe të organizohet ni ekskursion për nxënës nëpër Serbi, ku ligjëratën për luftën ua mban Shesheli. Se pse jo? Kur narrativat shtramohen deri n’këtë nivel, kufini i absurditetit zhduket. Kështu doket ‘drejtësia’ kur shndërrohet në projekt politik. Kur historia rishkruhet ‘me ftesa zyrtare’ dhe PoëerPoint. Kismet ni përgjigje ua jep qytetaria me 17 Shkurt”, ka shkruar ai.



