Taulant Xhakën e duan këto super-klube
Të interesuara për shërbimet e 25-vjeçarit janë emra të rëndësishëm të futbollit europian, si Borussia Dortmund, Schalke e Borussia Monchengladbach në Gjermani dhe Valencia në Spanjë.
Për transferimin e mesfushorit kuqezi nevojiten të paktën 15 milionë euro, të cilat do të kalonin në arkat e kampionëve të Zvicrës, por gjithashtu e rëndësishme do të ishte edhe dëshira e vetë futbollistit, për të zgjedhur se në cilën skuadër dëshiron të vazhdojë karrierën.
Taulant Xhaka vlerësohet jo vetëm për lojën në mesin e fushës, ku shfaqet si një luftëtar i vërtetë, por edhe për faktin se ai mund të shërbejë si “xhol” në skuadër, duke mbuluar disa pozicione edhe në qendër apo në krahun e djathtë të mbrojtës.
Për momentin, gjithçka mbetet në kuadrin e interesit dhe në zyrat e Baselit nuk është paraqitur ende një ofertë zyrtare.



