Taylor Swift mbështetë demokratët, vjen reagimi i Donald Trump
Taylor Swift e cila tregoi haptas në një postim ne Twiter për mbështjen e dy demokratëve në zgjedhjet afatmesme të SHBA ka ndezur reagime të shumta përfshirë edhe presidentin Donald Trump.
Përgjigja e Trump ishte shumë e shkurt ku thotë se tani atij i pëlqen muzika e Taylor rreth 25% më pak.
Kujtojmë se Swift theu heshtjen e saj për politikën të dielën, duke përkrahur publikisht dy demokratë në Tennessee, në një post në Instagram, ku ajo ka 112 milion pasues.
‘’Në të kaluarën unë kam ngurruar të shpreh zërin publikisht për mendimet e mia politike, por për shkak të disa ngjarjeve në jetën time dhe në botë në dy vitet e fundit, tani ndihem shumë ndryshe”, ka shkruar ajo.
Megjithatë, ajo ka tërhequr kritika edhe nga komentatorët konservatorë dhe republikanët, njëri nga ta shprehet se ‘’Pra, Taylor Swift ka çdo të drejtë të merret me politikë, por nuk do të ndikojë në zgjedhje, derisa ne nuk lejojmë që vajzat 13 vjeçare të votojnë. Ende me #MarshaBlackburn’’ përfundon politikani amerikan Mike Huckabee.



