Tayna dhe Ylli bëhen bashkë?

Tayna dhe Ylli bëhen bashkë?

Dy emrat e njohur të skenës muzikore shqiptare, Yll Limani dhe Tayna, kanë ndezur thashethemet për një bashkëpunim të mundshëm.

Të dy artistët kanë ndarë në Instastory imazhe që ngrenë dyshime për një këngë të përbashkët, raporton Prive.al, transmeton Periskopi.

“A je hala aty”, e pyet Ylli-Taynën teksa kjo e fundit i kthen përgjigje: “Po te pys unë ty”.

Edhe pse nuk është dhënë asnjë detaj zyrtar, fansat janë në pritje, duke shpresuar që ky projekt të publikohet së shpejti.

Çfarë na mbetet të bëjmë? Thjesht të presim dhe të shpresojmë për një hit veror! /Periskopi/

Shpërndaje në: