Te Ajaxi ka ‘frikë’, Ronaldo golat më të bukur i shënon në çerekfinale (VIDEO)

Te Ajaxi ka ‘frikë’, Ronaldo golat më të bukur i shënon në çerekfinale (VIDEO)

Golat e Cristiano Ronaldos në çerekfinale të Ligës së Kampionëve janë krejt diçka tjetër. 

Ai ka arritur rekorde mbresëlënëse në këtë fazë me ekipet si Manchester United dhe Real Madrid.

Dhe para ndeshjes së Juventusit me Ajax, BT Sport ka publikuar një video me golat e Cristiano Ronaldos në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve, raporton Periskopi.

Nga rrufeja e tij prej 40 metrave ndaj Portos, në goditjen akrobatike si biçikletë kundrejt Juventusit, është koha që të shikoni golat të mirë të një nga futbollistët më të mirë në historinë e futbollit.

 


Ai shënon çdo lloj goli të mundshëm, me të dyja këmbët, me kokë, në mënyrë aktrobatike e shumë të tjera, gjë që e bëjnë një futbollist unik në fushë.

Rekordet e tij në fazën çerekfinale janë mbresëlënëse.  Ai ka shënuar 23 gola në vetëm 20 ndeshje. Më së shumti nga çdo lojtar.


Pas një mungese të gjatë, ylli portugez pritet të rikthehet në fushë pikërisht në ndeshje ndaj Ajax, të cilën Juve e zhvillon nesër nga ora 21:00. /Periskopi/

Shpërndaje në: