Të dyshuarit për sulmin në Ibër Lepenc i caktohet masa e ndalimit prej 48 orëve
Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka caktuar të dyshuarit për sulmin e ditës së premte në kanalin Ibër-Lepencit masën e ndalimit policor prej 48 orëve.
Pas seancës, Nebojsa Vlajiq avokati i të dyshuarit Jovan Viçentieviq tha se i ka paraqitur prokurorit faktet që sipas tij tregojnë se klienti i tij nuk ka pasur të bëjë me këtë rast si dhe me armatimin që dyshohet që janë vendos për sulmin.
“Kemi deklaruar se nuk ka qenë aty kur ka ndodhur rasti, ka qenë diku tjetër. Kemi kërkuar të lirohet dhe presim vendimin prej tyre, kemi kundërshtuar me faktet e prokurorisë, po ne i kemi kundërshtuar sepse nuk përputhem me fakte”, ka thënë Vlajiq.
Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit Jovan Viçentieviq i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.
Ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit gjatë kontrollit i është gjetur granata dore, armë e municione.
Ndërsa të shtunën, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla ka njoftuar se janë arrestuar tetë persona për sulmin.



